Austriakët hynë në një bllokim trijavor, ndërsa qeveria përpiqet të parandalojë përhapjen e mëtejshme të Covid-19 në mes të një vale të katërt masive të infeksioneve.

Njerëzit do të mund të dalin nga shtëpia vetëm për të punuar, për të blerë për nevojat e tyre të përditshme ose për të luajtur sporte në natyrë.

Shumica e dyqaneve dhe restoranteve mund të shesin vetëm ushqime të dërguara në banesa, ndërsa ngjarjet kulturore janë pezulluar dhe ngjarjet kryesore sportive do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura.

Masat vijnë si përgjigje ndaj të dhënave në rritje për infeksionet.

”Rreth 14 000 raste të reja u regjistruan një ditë më parë”, sipas autoriteteve.

Shkalla e incidencës shtatëditore në Austri arriti në 1 085 infeksione të reja për 100 000 njerëz.

Pavijonet e terapisë intensive po mbushen me njerëz të prekur nga Covid-19, me 528 persona që trajtohen aktualisht atje, duke iu afruar pikut prej 611 të arritur gjatë valës së tretë.

Ndërsa shtetrrethimi për personat e vaksinuar dhe të kuruar do të përfundojë më 13 dhjetor, për bllokimin e personave të pavaksinuar nuk ka datë ende një datë zyrtare.