Australia ka hequr dorë nga vendimi për të lejuar udhëtimet nga disa vende të botës, për shkak të frikës së shkaktuar nga zbulimi i variantit të ri. Autoritetet do lejonin hyrjen e emigrantëve dhe studentëve të vaksinuar nga data 1 dhjetor. Kryeminstri Scott Morrison deklaroi që vendimi do shtyhet për shkak të situatës së krijuar në botë.

Autoritetet shëndetësore zbuluan pesë udhëtarë të infektuar me Omicron gjatë ditëve të mëparshme. Qeveria i ka ndaluar dhe qytetarëve të saj daljen jashtë territorit australian. Kjo strategji është përdorur për të mbajtur nën kontroll pandeminë, por ka ndarë dhe shumë familje.

Australia lejon tani vetëm udhëtimet e qytetarëve të vaksinuar plotësisht të Zelandës së Re dhe Singaporit. Komiteti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se vendimi u bllokua për të parë efikasitetin e vaksinave dhe ndikimin e virusit.