Janë ulur rastet e infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Fatmirësisht në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa dje u raportuan 17 raste. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i  vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605. Në total numri i rasteve aktive është 400.