Ardit Çuni, banori i Big Brother Vip, i cili u eliminua javën e kaluar ka qenë i ftuar te ‘Shqipëria Live’ dhe ka folur për eksperiencën e tij duke u ndalor dhe te rezervat e tij, sidomos me Fifin.

Më mungojnë banorët, në përgjithësi të gjithë, por ata që më kanë qëndruar më afër, Beniada, Iliri, Semi, Donaldi, Fifi. Ishte një lloj detoxi arsyen përse pranova të hyj. Kisha shumë orë para celularit, Covidi e kështu gjërash dhe më shërbeu shumë se kam gjetur paqe. Ishte e vështirë por jam nga ata njerëz si ujqërit që kudo që ta hedhësh, e merr formën e vet.

Pas rikthimit tim, mendoj që njerëzit e kanë parë me çfarë gjakftohtësie veproja unë. Doja që njerëzit të shihnin dikë që nuk e kishin parë në festivale e këngë. Pashë që 2 javët e para më kishin masakruar. Unë e di që jam i vështirë për tu thithur, por kur më njohin, e dinë se kush jam unë. Kur dola unë atë natë, kam marrë lum komentesh me “bravo”. Jam krenar për veten.,- tregoi ai.

Sa i përket fitores, tha se në finale shkon Arjola, Iliri, Donaldi dhe Fifi por sipas tij fitoren e merr Iliri.

Nuk ka lënë pa përmendur as Fifin dhe pa kënaqësitë ndaj saj, të cilën e ka konsideruar si mikeshë, por ajo ndikoi në largimin e tij nga Big Brother.

Kjo është pafytyrësi. Nuk është lojë. Një njeri nuk e shet veten për çmim. E prisja që të zëvendësonte Granitin, por jo me Donaldin. Një njeri që ka dashurinë më të vogël për ty, nuk e bën një gjë të tillë. Nuk mund ta bënte në fillim.,- u shpreh ai për Fifin.

Përsa i përket Beniadës, Arditit i mungon shumë dhe nuk e priste reagimin e saj pas daljes së tij.

Do doja që ti thoja që më ka marrë shumë malli. Nuk e prisja që do të mërzitej aq shumë. Madje u shqetësova dhe kur dola i thashë Arbanës se çfarë ndodhi me Beniadën. E kemi lënë që do njihemi jashtë. Këto ditë po shmang video të postuara mes meje dhe Beniadës që kanë një muzikë trishtuese dhe po mundohem t’i shmang.