Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, tha pas mbledhjes së qeverisë se kanë aprovuar ligjin për grupet vendore të veprimit.

Sipas saj, kjo konsiston në bashkimin e një komuniteti rural dhe në shprehjen e një dëshire të përbashkët, që do të thotë investime për arkitekturën e fshatit, një rrugë të re të shtruar etj.

“Është aprovuar një nismë për grupet vendore të veprimit. Kjo është një ligj i rëndësishëm sepse afrohet me kuadrin Evropian. Këtu i jepet mundësi një morie komunitetesh rurale për të marrë më shumë financim. Këto grupe vendore mund të marrin fonde bashkërisht në mënyrë që të kryejnë projekte të bashkuar. Aktualisht Ministria e Bujqësisë po harton strategjinë kombëtare për vitin 2022-2027 e kjo do të rijetëzohet në të gjitha komunitetet rurale në vend. Është një ligj i cili do i japi përmirësim t ndjeshëm cilësisë së jetës.

Po jap shembull që fshati i Dardhës mund të jetë organizuar në një grup veprimi për të marrë financim për të ndryshuar sistemin e çative, të arkitekturës, një rrugë, gjë që deri dje nuk ishte e mundur”, tha Krifca.