Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot mesazhin e prezantueses televizive Lei Kraja, e cila i bën apel të rinjve të vaksinohen.

“Të mos vaksinohemi ne të rinjtë është egoizëm në maksimum. Nuk mund të rrezikosh të tjerët, duhet të mendosh për njerëzit e dashur, por edhe për një person që takon rastësisht. Pse do ta kesh ti në ndërgjegje”, thekson Kraja.

Prezantuesja televizive Kraja shprehet se nuk duhet të jemi kaq egoistë, sidomos me çfarë kemi kaluar.

Në vendin tonë vijon procesi i vaksinimit, ku prej 1 nëntor po kryhet edhe aplikimi i dozave të treta për personat mbi 60-vjeç dhe po ashtu edhe vaksinimi i të miturve mbi 16 vjeç dhe për ata nga 12-15 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese.