Konkurrentja e re e Për’puthen, Xhevana, e njohur si Ana kishte sot ditën e takimit të saj me Argjendin. 20 vjeçarja ka rrëfyer disa detaje të reja për jetën e saj personale.

Ajo tha se ka jetuar me mamanë e saj dhe vëllezërit e motrat, pasi i ka prindërit e divorcuar.

Ana rrëfeu në program se babai i kishte tradhtuar mamanë dhe ky ishte shkaku i ndarjes së tyre.

“Prindërit e mi janë ndarë nga tradhtia. E kam pasur shumë të vështirë të besoj tek një mashkull, por unë besoj tek dashuria. Prandaj dua ta shfrytëzoj jetën, jeta është shumë e shkurtër merr kthesa të papritura. Mendoj se situata të tjera në jetë i kalon vetëm, ngrihesh vetëm aty kupton që jeta ka kthesa të papritura. Motrat dhe vëllezërit kanë qenë më të vegjël, ka qenë më e vështirë për mua. Se prindërit e mi janë martuar me dashuri dhe janë arratisur bashkë, mami ishte vetëm 17 vjeç. Ajo është shumë mirë me veten e saj tani dhe nuk mendon për një lidhje tjetër. Ajo është shembulli tipik i një gruaje që s’i ka lënë fëmijët për asnjë rast. Unë kam qenë shumë e lidhur me babin, ai më merrte me vete kudo. Unë e zbulova tradhtinë e tij nga disa detaje, por nuk thashë gjë derisa mami e zbuloi vet dhe më pas u ndanë”, tha Ana.