Ambasadorja Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur ditën e sotme në Parlament.

Përmes një postimi në “Twitter” Kim shkruan se gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave e transmetuar në televizion nga Parlamenti është e papranueshme.

“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”- shkruan ajo.