Dejan Kulusevski është një nga lojtarët më të mirë të Juventus, por nuk po arrin të gjejë një vend në formacionin titullar në këtë fazë të parë të sezonit me trajnerin Massimiliano Allegri.

Kjo është arsyeja pse për talentin suedez flitet për një shitje të mundshme ose një përfshirje në negociata të tjera.

Ish-ylli i Parma-s pëlqehet në Premier League, me Arsenal dhe Tottenham që e kanë vënë në shënjestër.

Por nuk përjashtohet as mundësia që Kulusevski të përfshihet në ofertën e bardhezinjve për Dusan Vlahovic të Fiorentina-s.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, edhe pse duhet theksuar se lojtari ka thënë gjithmonë se do të luftojë për të siguruar një vend në formacionin titullar të Juventus-it.