Aktorja amerikane Julia Stiles është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, teksa është shfaqur në tapetin e kuq të shfaqjes “The Humans” me barkun e rrumbullakosur.

40-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Preston J. Cook u martuan në Shtator të vitit 2017. Dyshja u njohën në xhirimet e thrillerit “Blackway” në vitin 2015, ndërsa në Janar të vitit 2016 shpallën fejesën.

Ata kanë dhe një djalë 4 vjeçar të quajtur Strummer, ndërkohë gjinia e bebushit që po vjen nuk dihet ende.