Kıvanç Tatlıtuğ dhe Başak Dizer janë në pritje të fëmijës së tyre të pare. Lajmi i lumtur erdhi nga, të cilët u martuan në vitin 2016. Mësohet se Başak Dizer është 3 muajshe shtatzënë.

Aktori i njohur Kıvanç Tatlıtuğ dhe stilistja Başak Dizer u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris 5 vite më parë. Vetë Tatlıtuğ e konfirmoi lajmin e shtatzënisë dhe mësohet se 44-vjeçarja Başak Dizer është 3 muajshe shtatzënë. Nuk dihet ende gjinia e vogëlushit të çiftit, i cili prej disa kohësh ndodhet në Mardin.

Në muajin qershor u përfol shumë se Başak Dizer ishte shtatzënë por mohoi pretendimin.

Başak dhe Kivanç janë një nga çiftet që preferon ta mbajë dashurinë e tyre gjithmonë larg syrit të publikut. Ajo ka thënë në një intervistë të mëparshme:

“Unë qesh shumë me Kivanc. Në shtëpi bën gjithmonë imitime dhe humor. Ai menjëherë shkruan dhe luan në kokën e tij. Nuk ishte zgjedhja ime të isha në qendër të vëmendjes me martesën time. Është zhvilluar kështu, nuk më ka dalë nga dora. Duke qenë se isha në të njëjtën industri para se të martohesha, nuk kisha një jetë shoqërore shumë të qetë për shkak të punës sime. Sigurisht që me martesën ky rreth u zgjerua”, tha stilistja.