Mero Baze

Për të kuptuar nëse Berisha e ka strategji bojkotimin e çdo institucioni të PD, apo ka bojktuar vetëm statutin e saj, do të na duhet të shikojmë nëse do të marrin pjesë apo jo mbështetësit e tij, në mbledhjen e kryesisë së PD.

Lulzim Basha ka vendosur të thërras të hënën në mbrëmje mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demorkatike për të diskutuar “…marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Nga paralajmërimi I rendit të ditës duket qartë se do të ketë një përballje me aktet e Sali Berishës për të mbledhur një Kuvend paralel me PD.

Kryesia e PD është një institucion që ka brenda tij dhe disa anëtarë që janë tashmë përkahës të hapur të foltores.

Pyetja është a do ta bojkotojnë ata kryesinë siç ka bojktuar Berisha statutin e PD?

Pyetja nuk është thjeshtë kurjozitet pjesmërrjeje, por për të kuptuar nëse Berisha e ka strategji të anashklojë çdo institucion të PD, apo ka anashkaluar nga halli vetëm statutin që të bëj Kuvend paralel.

Edi Paloka e ka sqaruar publikisht se Foltorja nuk I ka depozituar nënshkrimet për mbledhjen e Kuvendit tek Sekretari I Përgjithshëm me vetëdije. Pra ka pranuar se aty duhet të dorëzohen, pro me vetdije nuk I ka dorëzuar aty.

Me këtë kriter I bie që as anëtarët e kryesisë së PD që janë me Berishën të mos shkojnë në mbledhje kryesie, pasi ashtu siç injorojnë statutin, duhet të injorojnë dhe kryesinë.

Nëse e bëjnë këtë dëshmojnë se e kanë strategji bojkotimin e çdo institucioni në PD dhe pastaj kjo është çështje legjitimiteti juridik. Pra nëse e bojkotojnë dhe kryesinë, siç bojkotuan statutin, atëhere jemi para një lëvizjeje paralele politike me PD, që nuk ka më lidhje me PD.

Nëse shkojnë atëhere tregon që Berisha nuk është I sigurt tek lëvizja paralele për marrjen e PD, dhe nuk ka një strategji bojkotimi të çdo institucioni të PD, por vetëm aty ku është I dobët. Pra kështu I bie që ai anashkaloi statutin për dorëzimin e firmave, pasi ka pasur probleme me to, dhe jo se ka strategji të bojkotoj çdo institucion.

Në këtë rast ja bën edhe më të lehtë Bashës për të bërë diferencën, dhe për ti zhvlerësuar firmat që mban në kasafortë të Palokës.

Lëvizja paralele për të mbledhur Kuvendin e PD, duke mos përfillur institucionet e PD, deri tani duket si lëvizje force. Nëse ëshët e tillë duhet të jetë në çdo hallkë apo institucion të PD. Nuk mund të jesh injorues vetëm aty ku nuk përballesh dot dhe pjesmarrës në institucione të tjera. Në rastin konkret, nuk mund të jesh I fort për të injoruar statutin e PD për mënyrën si mblidhen firmat, dhe pastaj kokulur në kryesinë që në fakt ka detyrë të mbroj statutin. Vetëm nëse shkojnë për autokritikë, ka kuptim.