Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 460 raste të reja me Covid-19 nga 2424 teste të kryera. Gjithësej janë shënuar 543 pacientë të shëruar por fatkeqësisht ka pasur 7 humbje jete duke e çuar numrin e plotë të viktimave që nga nisja e pandemisë në 7581 ndërsa atë të infektimeve në 215585.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ndodhen 8001 raste aktive.