51 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në Itali.

Autoritetet e shëndetësisë në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit dhe raportojnë se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID 6.764 persona.

Në terapi intensive janë të shtruar 395 pacientë (+12) ndërsa të shëruarit janë 3730. Norma e pozitivitetit është 1.2%.

Në total që prej fillimit të pandemisë në Itali knë ndërruar jetë si pasojë e COVID 132.334 qytetarë.