Fillimi i muajit nëntor ka sjellë një rritje të numrit të pacientëve të shtruar në infektiv. Infeksionistja Esmeralda Meta, thotë se në 24 orë shtrohen deri në 30 persona me Covid.

Pjesa më e madhe e tyre paraqiten në urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në infektiv ka të shtruar edhe persona që i kanë marr të dy dozat e vaksinës anti-covid, por nuk ka as një rast riinfektimi.

Mes të shtruarve ka edhe të rinj, më i vogli 25 vjeç.