Votat në 90% të komunave në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale të mbajtura sot janë numëruar. Në shumicën e komunave përfshirë edhe kryeqytetin Shkupin ka fituar opozita dhe ka humbur Zoran Zaev.

Ka humbur shumica pavarësisht se janë zgjedhje lokale. Pas këtij rezultati Maqedonia e Veriut mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Lidhja Besa” fiton zgjedhjet në Tetovë me shumicë shqiptarësh, ndërsa kryetarja Teuta Arifi ka pranuar humbjen.