Shqipëria do të sfidojë Hungarinë të shtunën e 9 tetorit, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht, për të vazhduar ëndrrën për vendin e dytë.

Për këtë ndeshje, UEFA i ka besuar një arbitri të rëndësishëm për të vendosur drejtësinë në fushë. Do të jetë spanjolli, Carlos Del Cerro, arbitri i sfidës Hungari-Shqipëri.

Spanjolli 45-vjeçar është një prej gjyqtarëve të La Liga, ndërsa mban stemën e FIFA-s për ndeshjet ndërkombëtare prej vitit 2013.

Asistentët e Carlos Del Cerro do të jenë Roberto Alonso Fernandez dhe Iñigo Prieto, ndërsa arbitër i katërt është zgjedhur Guillermo Cuadra Fernandez. Në VAR do të jetë Jose Maria Sanchez.