Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti në një takim, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis.

Në takim u bisedua për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Xhaçka u shpreh se, “Greqia, një fqinj dhe aleat, është një partner ekonomik shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”.

“Bisedë miqësore me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis, për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia, një fqinj dhe aleat, është një partner ekonomik shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Xhaçka.

“Ne presim të punojmë ngushtë së bashku në këtë, si në të gjitha fushat e tjera, në mënyrë që të shfrytëzojmë potencialin e plotë të marrëdhënieve tona”, thekson Xhaçka. /a.a/