Kjo formë e vjedhjes së energjisë elektrike është më e përdoruara, kryesisht në zona rurale. Rasti në fjalë është në njësinë Katund i Ri, Durrës, ku duket qartë lidhja e paligjshme në mes të ditës.

Grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë OSSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike.