Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19 pak para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna. Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë fushatë vaksinimi deri më tani.