Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u sulmua nga tifozët pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Real Madritid me rezultatin 2-1. Në një konferencë për shtyp, holandezi u përpoq të ishte sa më i qetë pas incidentit… Sulmi i tifozëve – “Të them të vërtetën, nuk më pëlqeu çfarë ndodhi në makinën time. Jam në një klub ku dua të shijoj eksperiencën time këtu. Nuk ka rëndësi sesa zgjat. Për incidentin nuk mendoj se ka një zgjidhje. Ka tifozë të Barcelonës që kanë probleme me sjelljen dhe nuk i dinë rregullat. Kjo situatë nuk më ka ndodhur vetëm mua, por edhe futbollistëve të tjerë”.

E ardhmja e Dembele – “Kontrata e tij skadon verën e ardhshme. Gjëja më e rëndësishme është që ne duam që ai të qëndrojë. Ai ka klas, por është problem tjetër nëse nuk do të rinovojë. Duhet të flasim me drejtuesit për këtë situatë”.

Aguero titullar? – “Aguero nuk është gati që të luajë një ndeshje të plotë, por mund të luajë një pjesë”. Dëmtimet – “Jemi të shqetësuar nga dëmtimet. Po përpiqemi që ta analizojmë situatën në mënyrë që lojtarët të riaftësohen. Pedri përshembull mund të mos jetë gati për disa kohë. Prandaj ne nuk caktojmë një datë për rikuperimet e lojtarëve. Si staf flasim për këtë çdo ditë”.