Kreu i PD, Lulzim Basha dhe Sekretari i pergjithshem i PD, Gazment Bardhi, duke dale nga presidenca, ku diskutuan me presidentin mbi ndryshimet kushtetuese qe kane te bejne me listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhedhore. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party, Lulzim Basha, and DP Secretary General, Gazment Bardhi, leave the presidency after holding a meeting with President Ilir Meta, with whom they discussed the constitutional changes related to open lists and the ban on pre-election coalitions.

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka bërë të qartë në çdo deklaratë se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar, të cilin po përpiqet ta mbledhë Sali Berisha.

Por mesa duket, kryedemokrati ka bërë “prapakthehu”, pasi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një intervistë për A2CNN është shprehur se Basha “nuk ka thënë që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar”.

“Ajo që ka thënë zoti Basha, për të mos u keqkuptuar, është që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane.

Kuvend Kombëtar Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë sa herë që të ketë çështje statutore për të diskutuar. Pra nuk bëhet fjalë këtu për shkrirjen e Kuvendit Kombëtar.

Nuk dua të flas në paradhënie për këtë çështje. Deri në momentin që flasim, si sekretar i përgjithshëm, nuk kam administruar asnjë kërkesë për mbledhje të Kuvendit Kombëtar.

Cilido që kërkon mbledhjen e organeve të partisë duhet t’i drejtohet sekretarit të partisë, i cili ndjek hapat e nevojshme. Në rastin e Kuvendit Kombëtar do të duhet të ketë një vendim të kryesisë së partisë”, tha Gazment Bardhi.