Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve. Një prej tyre, teksa foli me superlativa për ish-kryeministrin, në fund i uroi atij pleqëri të mbarë. Ai i tha Sali Berishës që të mos frikësohet për moshën, pasi Joe Biden është më i madh se ai, duke e bere me “dhimbje” koke liderin historik i cili ka qeshur prej zorit.

Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjec.

Berisha: 77 Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa Joe Bidenit. Ti shëndetin e ke, forcën e ke, mendjen e ke dhe ne kemi shpresën e madhe tek ty. Berisha: Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. E ka kapur një frikë e tmerrshme nga ju. Merr vendime nga zyra nga frika. Së fundi tha përjashtova edhe Flamur Nokën. Dy gjëra do u them, në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë dhe as kërkush nga ju, nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. E ka vetë. Vetë është peng, i pashpresë. Është edhe peng edhe i pashpresë. Nuk kërkohet besë tek besëthyeri. A mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga burrat dhe gratë e shtëpisë. Ai duhet të ikë sa më parë.