Xavit e do Comanin te Barcelona. Xavi Hernandez pritet të marrë drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman. Ai do të jetë i lirë nga Al Sadd pas datës katër nëntor sipas El Chiringuitos, atëherë Barça mund ta zyrtarizojë kthimin e tij.

Xavi e di se çfarë i mungon skuadrës dhe sipas “Sport”, e dëshiron patjetër Kingsley Comanin e Bayern Munich. Është çështje ditësh ulja e Xavit në stolin e Barçës, derisa Coman mund të jetë blerja e parë.