Sot, pronari i ndjerë Top Channel, Dritan Hoxha do të kishte ditëlindjen.
Sigurisht në këtë ditë nuk mungojnë dedikimet e shumë prej stafit të gjerë Top Channel, por pikërisht nuk mungojnë përkujtimet nga dy vajzat e tij Lori dhe Sara.

Lori ka bërë një dedikim të gjatë prekës dhe e ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram: “Teksa shkruaj kam përballë pamjen më të bukur në botë; një nga ato që kërkoje me ngulm ti gjithë vitin sepse po të ndjeje pak ftohtë futeshe direkt në makinën tënde dhe fërkoje duart. Kam përballë Itanin që është rimishërimi jot; po aq i gjatë, i bukur, kokfortë dhe me atë humorin e bezdisshëm që të vinte në siklet përpara tavolinës po ti prap qeshje se ishte me vend. Nga ana tjetër është Sara që po ndjek Oman dhe London; njëri do të luaj ping pong dhe tjetri më thotë që qënkam bërë pak kacurrelse sot. Dy njerëz komplet të ndryshëm, që i imagjinoj në shpinën teksa i tregon botën tënde dhe i thua “jo atë”, se e ndaje shumë mirë të drejtën dhe refuzoje të bëheshe palë me çdo gjë që nuk ishte e tillë. Të ngjajnë shumë mendoj unë, ose jam unë që kërkoj me ngulm të të shoh në çdo brez që do të vijë. Mami po pi kafen që e shoqëron me një cigare. Ta dish që e ka filluar që kur nuk vije më në shtëpi. “, ka shkruar ajo ndër të tjera.