Donald Veshaj nuk është kursyer me deklaratat për Bora Zemanin, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, duke treguar historinë e bukur të dashurisë dhe arsyet e ndarjes. Së fundmi ai ka dhënë detaje të reja nga marrëdhënia e tyre teksa bisedonte me Semi Jaupajn dhe me Arjola Demirin.

Donaldi zbuloi se është një natyrë posesive, pasi donte të dinte gjithçka për Zemanin, në çdo moment. Sipas tij edhe moderatorja ka qenë posesive dhe xheloze ndaj tij, sepse në atë kohë, i kishte marrë Instagram-in Veshajt, pasi nuk kishte besim tek ai.

“Nuk është faji im (për ndarjen). Edhe unë kam fajet e mia, po… Jam natyrë posesive, por s’është faj të jesh posesiv. Gjërat që ka bërë ajo, s’i kam bërë unë. Ajo më ka marrë Instagram-in mua, se s’ka pas besim. Unë s’kam marrë as Instagram, asgjë… Pse ajo s’ishte posesive? Unë si qofte… Prapë jeta është shumë e bukur”, u shpreh aktori.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën.

“Ka njerëz që shprehen, ka njerëz që s’shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Edhe një pjesë doja… isha midis pjesës ‘më thua jam idiot’, edhe ‘jam ai idioti i joti’. Nuk e vura këtë. (Në tekst) them ‘e unë thyhem sa herë shkon ti, por nuk ta shpreh’. Ua si ma bën mishin kjo mua! Kështu është dashnia! Nuk do bëj asnjë deklaratë. Më lini rehat, kjo është kënga e Elgitit”, përfundoi Veshaj.

Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi është shprehur se nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën dhe kur u pyet nëse e mendon të rikthehet me të, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…“.