Mediumi francez, “RMC Sport” ka dhënë disa detaje për skandalin e video-kasetës seksuale që ndodhi mes Karim Benzema dhe ish bashkëlojtarit, Mathieu Valbuena.Valbuena e akuzoi Benzeman se e ka shantazhuar duke i kërkuar para që të mos i publikojë një video-kasetë seksuale, rast që ndodhi në vitin 2015.

Benzema gjithmonë i mohoi të gjitha akuzat, derisa nuk u paraqit fare në gjykatë dje dhe sot, me avokatët që përfaqësuan francezin.Sidoqoftë, “RMC Sport”, raporton se vendimi i akuzave mund të vijë më herët sesa pritej, në fakt aq shpejtë sa të vendoset nesër.Ky zhvillim rrit gjasat që çështja të zgjidhet para ceremonisë së Topit të Artë për vitin 2021.Pra janë disa opsione, njëra që Karim Benzema të shpallet i pafajshëm, të paguajë një gjobë ose të shkojë në burg, ekziston mundësia që të ndodhin edhe këto të dyja se bashku.Ndërkohë, dënimi maksimal i mundshëm është 90 mijë euro gjobë dhe pesë vite burg.