Maratona e Pekinit e cila do të mbahej më 31 tetor do të shtyhet për një datë të mëvonshme për shkak të koronavirusit.

Rreth 30 mijë pjesëmarrës pritej të ishin të pranishëm, por për shkak të përhapjes së Covid. Autoritetet vendosen të zhvillohej në një tjetër moment, ndërsa ende nuk është bërë e ditur një datë zyrtare.

“Ky vendim u mor për të parandaluar përhapjen e rrezikut të pandemisë dhe për të mbrojtur shëndetin e vrapuesve stafit si edhe të banorë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të maratonës.