Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA ka arritur shifrën 745.670, prej të cilëve 282 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,9 milionë, me 28.327 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,91 milionë raste të konfirmuara dhe afro 72 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 221 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 191 milionë dozën e dytë dhe mbi 17 milionë kanë marrë tri doza.