Bill Nelson dëshiron të besojë se ne nuk mund të jemi aq egoistë sa të besojmë se jemi të vetëm në univers. Drejtuesi i NASA-s ka analizuar pamje të profilit të lartë të Objekteve Fluturuese të Paidentifikuar të regjistruara nga pilotët e marinës amerikane. Nelson, një ish-astronaut dhe senator nga Florida, është emëruar në krye të NASA-s në maj të këtij viti. Kohët e fundit ai foli në një intervistë të drejtpërdrejtë në Universitetin e Virxhinias, në të cilën u shpreh për gjithçka që nga marrëdhëniet hapësinore me Kinën deri te çështja e shikimeve të mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

Në diskutim, ai thotë se ka pasur më shumë se 300 zbulime të UFO- ve që nga viti 2004. Megjithatë, origjina e tyre mbetet e panjohur. “Unë fola me pilotët dhe ata e dinë që kanë parë diçka në radarë. Thjesht nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Dhe ne nuk e dimë se çfarë janë,” i tha Nelson profesorit Larry Sabato, drejtor i Qendrës Politike të Universitetit të Virxhinias. “Por a ka planetë të tjerë si Toka? Unë e besoj patjetër.”

Ai shtoi: “Tani ka edhe teori që mund të ketë universe të tjera. Dhe nëse është kështu, kush jam unë që të them se planeti Tokë është i vetmi vend me një formë jete që është po aq e civilizuar dhe e organizuar sa e jona?”