Rastet e përditshme të COVID-19 në SHBA kanë zbritur në nivelin më të ulët në tre muaj.

Me 81 238 raste të reja të raportuara, numri i përgjithshëm i infeksioneve COVID-19 në vend u rrit në 45 139 222, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Mesatarja shtatëditore e rasteve të COVID-19 është 79 348, që tregon një rënie prej 22 për qind në dyjavëshin e fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga “Neë York Times”.

Një shtesë prej 2 357 vdekjesh nga COVID-19 të martën e çoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve për shkak të pandemisë në 728 296.

Shtrimet në spitale të lidhura koronavirusin e ri në SHBA janë zvogëluar vazhdimisht që nga 4 shtatori.

Numri i personave të pranuar në spitale me infeksionin COVID-19 ka rënë me 19 për qind, në 58 433 brenda dy javëve të fundit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 189 487 793 njerëz në SHBA ose 57,1 për qind e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht kundër virusit vdekjeprurës.

Deri më tani 35 710 331 persona janë shëruar nga sëmundja në vend.