Më shumë se 700 000 persona kanë vd ekur në SHBA si pasojë e infektimit me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave kombëtare të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins (JHU). Presidenti amerikan Joe Biden foli për një “rezultat të dhimbshëm” në vërejtjet e lëshuara nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne nuk duhet të mpihemi nga pikëllimi. Në këtë ditë dhe çdo ditë, ne kujtojmë të gjithë ata që kemi humbur nga kjo pandemi dhe lutemi për të dashurit e tyre të lënë pas, të cilëve u mungon një pjesë e shpirtit të tyre”, tha Biden. Presideti amerikan u bëri thirrje personave ende të pavaksinuar që të vaksinohen.

“Nëse nuk e keni bërë tashmë, ju lutemi vaksinohuni. Mund të shpëtoni jetën tuaj dhe jetën e atyre që doni”, pohoi Biden. “Do të na ndihmojë të mundim COVID-19 dhe të ecim përpara, së bashku, si një komb”, shtoi ai.

Në mes të qershorit, numri i vde kjeve në SHBA kishte kaluar shifrën 600 000. Vendi u go dit shumë nga varianti Delta, veçanërisht në shtetet jugore të tij. Tani për tani, numri i rasteve vazhdon të bjerë. Fushata e vaksinimit, që pati një fillim të mirë, tashmë po përparon me ngadalë. Deri më tani, 55,7 për qind e afërsisht 330 milionë banorëve në SHBA janë plotësisht të vaksinuar.