Zgjatja e mandatit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët ka qenë kryefjalë e këtyre ditëve në skenën politike.Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yrui Kim duke kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të kalojë reformën kushteteuese që garanton zgjatjen e mandatit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët.“Takova sot ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco, për të diskutuar një sërë çështjesh.

Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut.Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim.