Organizata Botërore e Shëndetit ka vënë në dispozicion një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit. Sipas OBSH, ky grup është shansi i fundit për të zbuluar origjinën e COVID. 26 anëtarët e propozuar të grupit kanë eksperiencë në një sërë fushash nga epidemiologjia deri tek biosiguria.

”Të kuptojmë se nga vijnë patogjenët e rinj është thelbësore për parandalimin e shpërthimeve të ardhshme me potencial epidemik dhe pandemik, e cila kërkon një gamë të gjerë ekspertize”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Anëtarët e propozuar të grupit Sago përfshijnë gjashtë ekspertë që vizituan Kinën gjatë hetimeve të mëparshme. Përveç origjinës së koronavirusit, grupi Sago do kërkojë mbi origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.

“Të kuptojmë se nga vijnë patogjenët e rinj është thelbësore për parandalimin e shpërthimeve të së ardhmes,” tha Dr Tedros.

Prej më shumë se një viti që kur koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës, ende nuk ka një përgjigje nëse virusi doli nga laburator apo kaloi nga kafshët tek njerëzit. Ndërkohë Kina nuk e ka pranuar teorinë se virusi rrodhi nga një laborator.

Në shkurt, një ekip i OBSH -së i shkoi në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por duheshin më shumë fakte.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, më vonë tha se hetimi ishte penguar nga Kina, pasi nuk ishte treguar transparente me të dhënat.