Ish-Zv.kryeministri Erion Braçe është solidarizuar me muajin rozë të Tetorit, i cili është një muaj ndërgjegjësimi për kontrollet mbi kancerin e gjirit. Përmes një postimi në Facebook, deputeti Braçe sugjeron që çdo burrë të nxitë nënën, tezen, hallën, gruan apo vajzën për të bërë kontroll, pasi nga një gjë e tillë varet jeta, shpëtimi dhe kurimi. “ROZË PER SHENDETIN;

NJE KONTROLL, TANI, JO NESER! Ti qe je burre, mos e lere nenen pa nje kontroll te gjirit, edhe tezen, edhe hallen, edhe gruan, edhe vajzen, edhe mbesen! Nuk eshte turp, eshte shendet! Beje si kujdes, beje si akt dashurie! Nga nje kontroll varet jeta, shpetimi-kurimi, sherimi, por edhe humbja; MOS E HUMB GJENE ME TE SHTRENJTE QE KE PER NJE KONTROLL!

I ke lene shtepine, familjen, punen mbi kurriz, i ke marre kohen; MOS I MERR DHE JETEN!”, shkruan Erion Braçe.