Mbrëmjen e së martës në ekranin e “Top Channel” u rikthye “Big Brother”, por këtë herë si “Big Brother VIP”. Dy ndër banoret në këtë reality show janë dy këngëtaret e njohura, Fifi dhe Semi Jaupaj.

Së fundmi, dy vajzat janë bërë emocionale gjatë një bisede për familjarët e tyre. Ato janë përlotur teksa kanë treguar se i ka marrë malli që tani.

“Kam ndenjur shumë me ta. Sidomos këtë vit. Që kur lindi motra jemi afruar shumë më shumë”, tha Fifi, ndërsa Semi rrëfeu se familjarët e saj janë në Kanada.

“Mbesën 3-vjeçare nuk e kam parë kurrë, veç në kamer”, u shpreh ajo.