Pa u publikuar zyrtarisht ishte bërë hit në TikTok dhe dihej se kënga më e re e Butrintit “KUKU” do arrinte sukses të jashtëzakonshëm.

Këngëtari ka ndarë në Instagram më herët suksesin që po arrin kënga, e nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë.

Ditën e djeshme kënga ishte nr.1 në YouTube në Shqipëri, Austri, Zvicër. Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në shtetin fqinj italian ndodhe në vend të 4.

“Dje u publikua në Spotify, sot mbi 500,000 streams! Ky është një tjetër rekord personal, duke u marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falenderoj nga zemra” , – shkroi Butrinti në InstaStory.

Kënga u shoqërua me klip, i cili u pëlqye mjaft nga publiku, mirëpo një pjesë e tij nuk ka kaluar pa u komentuar.

Një skenë ku Butrinti duket se godet modelen e cila në klip është në rolin e të dashurës së tij bëri këngëtari ta largojë nga Youtube këtë pjesë.

Megjithatë, ky projekt muzikor arriti një sukses mjaft të madh në një kohë mjaft të shkurtër.

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe ka fansat më të zjarrtë në trojet shqiptare. Ai arriti në një kohë të shkurtër të kthehej në këngëtarin e preferuar të viteve të fundit dhe e gjithë kjo falë punës së tij të fortë. Butrinti ka sjellë ndër vite shumë këngë, që janë kthyer në hite.