Në Itali, rritja e paralajmëruar nga tregjet globale për energjinë elektrike dhe gazit, tashmë ka mbërritur edhe në faturat e familjeve italiane dhe bizneseve të vogla. Nga 1 tetori do të llogaritet për çdo faturë një rritje e energjisë elektrike me gati 30% dhe e gazit me rreth 15%

Autoriteti energjetik në Itali Arera i krahasoi kostot e furnizimit me gaz – të çmendura në të gjithë botën nga rritja e kërkesës, nga mbyllja ekologjike e fushave, nga ngadalësimi i investimeve, nga truket komerciale të Rusisë, nga dyfishi apo edhe trefishi i çmimeve të karbonit në tregun evropian.

Është pikërisht rritja e kostos së gazit ajo që ka shkaktuar një rritje të kostos së energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar ku energjia prodhohet pikërisht me metan.

Për të zbutur rritjen e çmendur të çmimeve, autoriteti italian i energjisë anuloi përkohësisht disa kosto të sistemit që përballonin kompanitë e energjisë elektrike dhe rriti bonusin social me 500 milionë euro për familjet në vështirësi më të mëdha ekonomike, falë dekretit urgjent të Qeverisë.

Por kjo nuk mjafton: TVSH -ja për gazin, e cila është subvencionuar me 10% prej vitesh, është përgjysmuar në vetëm 5%.