Real Madrid kthehet të mendojë për Edinson Cavani-n. Sipas së përditshmes El Nacional, Los Blancos nuk kanë hequr dorë nga ideja për të marrë El Matador në Bernabeu.

34-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Ancelotti. Kontrata e Cavani-t me Manchester United skadon në fund të sezonit, por madrilenët do të kërkojnë ta marrin që në janar.