Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos deklaroi se BE duhet ta mbajë fjalën për hapjen e negociatave.

Gjatë fjalës së saj Santos tha, se tashmë ka ardhur koha që të vendoset një datë për të zhvilluar Konferencën Ndërqeveritare dhe se nuk ka më vend për të shtyrë takimin.

“Kam një opinion të qartë. Është bërë e qartë që Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën sa i përket negociatave. Duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm.

Do të doja të dëgjoja prej jush angazhimin për një datë për Konferencën e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë është thënë ‘muajin tjetër’, ‘muajin tjetër’, por ai nuk vjen kurrë! Njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet ti japim këto rezultate”, tha Santos.