Kryeministri, i cili ndodhet në Abu Dhabi ku ka qenë i ftuar nderi në Konferencën e Politikave Botërore, është takuar me sheik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit.

POSTIMI/ “Abu Dhabi – Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme.”

Siç shpjegon në një postim në Facebook, me sheikun kreu i qeverisë është takuar për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit të transformimit të Portit të Durrësit si dhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera.