Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga kompleksi i ri i Shërbimeve tona të Transportit Rrugor në Berat, i cili sapo ka përfunduar.

Rama uron fundjavë të mbarë duke thënë se do të garantojë një cilësi krejt të re shërbimi për drejtuesit e automjeteve të krejt zonës.

Në kompleksin e ri ka salla të reja shërbimi ndaj qytetarëve për leje drejtimet dhe regjistrimet e mjeteve, si dhe ambiente për klasat e testimit teorik. Ndër të tjera do të ketë edhe arkivë për mjetet e regjistruara dhe dokumentacionet e drejtuesve të mjeteve.