Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga blloku i ri i banimit për familjet që mbeten pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Kavajë.

Rama shprehet se ky kompleks do të hapë dyert për 359 familje që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.