Një ditë pas zbardhjes së progres-raportit të Këshillit Europian për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të zhvillojnë një konferencë për median. Konferenca pritet të zhvillohet në kryeministri.

Sot po ashtu do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE). Në këtë takim do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”. Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.

Më pas fjalën do e marrin, Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përherëshëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij Raporti.

Një ditë më parë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE. Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat.