Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut. Afatet e komisioneve të vettingut përfundojnë 5 vite nga momenti i funksionimit, praktikisht në qershor të vitit që vjen, por koha nuk është e mjaftueshme për t’i kaluar të gjithë në filtër.

Për arsye PS-ja kërkon që afatet e komisioneve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shtyhen me 2 vite deri në 2024. Por që të bëhen ndryshimet Kushtetuese kërkohen votat e PD-së në parlament. Opozita është shprehur se do të presë të shikojë draftin më pas do të shprehet