Kryeministri Edi Rama thotë se është i hapur për të diskutuar me opozitën për 3 ndryshimet e kushtetuese të cilat ka propozuar një ditë më parë Partia Demokratike, ku është fokusuar për vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

‘Nuk është etikë të komentoj këtu këto propozime, duke pasur parasysh se kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogu që duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Nuk dua të jap opinione para se ti jap këtij dialogu një shans real dhe të kemi fuqi që t’i ballafaqojmë . Cilësia e një bashkëjetese, në çdo instancë nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakord por nga mënyra se si nuk biem dakord. Tjetër është të mos biesh dakord duke u ushqyer me frymë konstruktive ndërveprimin dhe tjetër duke u kapur për flokësh. Dëshiroj që t’i japim një shans të plotë dialogut. Opozita ka bërë 3 propozime, ne kemi detyrën që t’u japim mundësinë këtyre diskutimeve pa dëmtuar këtë proces diskutimi duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare. Jemi gati, por t’i diskutojmë drejtpërdrejt, jo me pasqyra.’- tha Rama.