Hyseni i surprizoi të gjithë me gjestin e tij human në “Për’puthen Prime”. Ai i dhuroi një prej makinave të tij, Nikut, pasi dëgjoi historinë e trishtë të tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë. Por vetëm pak ditë më pas rrjeti po “zien” nga thashethemet, se makina në fakt ishte e Alvisës dikur. Në disa pamje të publikuara, nga videot që qarkullojnë në TikTok, shihet se makinën e kuqe me të njëjtat targa e ka përdorur Alvisa në kohën kur ata ishin çift, madje ka realizuar edhe në video reklamash me të. Kjo video ka shtuar dyshimet e ndjekësve se mos dyshja vërtetë janë akoma bashkë dhe po luajnë me publikun apo se Hyseni e bëri me qëllim këtë gjest.

Megjjithatë, në “Për’puthen Prime”, Hyseni sqaroi se e bëri këtë gjest natyrshëm, pasi dëgjoi historinë, dhe tha se do t’i dhuronte një nga makinat e tij, jo se ishte i pasur, por sepse e di se ç’do të thotë “varfëri”.

Në fund të fundit, sido që të jetë marrëdhënia e tij me Alvisën apo kushdo që ta ketë përdorur makinën e tij më parë, kjo nuk ka aspak rëndësi. Ajo që vërtetë është më e rëndësishmja në këtë rëndësi, është ndihma e tij për Nikun dhe gjesti i tij human, që duhet të jetë shembull për çdokënd!

/News31