Këngëtarja Enca Haxhia, shpesh ësht kritikuar dhe ekspozuar për përdorimin e tepërt të Photoshop në fotot e saj. Vetë ndjekësit e saj apo faqe e portale të ndryshme kanë vënë në dukje sesa keq i editon Enca fotot dhe shpesh herë dështon duke edituar ca pjesë, duke lënë ca të tjera dhe duke nënkuptuar dukshëm përdorimin e Photoshop-it. Po nuk ka ngelur me kaq! Këngëtarja i paska rënë në sy dhe medias amerikane buzzyusa.com , e cila e ka renditur në vendin e 16 për përdorimin e dështuar të Photoshop. ‘’Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e pa edituar, por ajo postoi foton tjetër tepër të edituar ku duket shumë më e dobët. Kamera shton 10 kile dhe Photoshop largon 15’’, thuhet në mbishkrimin e lënë sipër fotove të Encës.

Kujtojmë se Enca mbetet “mbretëresha” e Instagram-it me 2.3 milion ndjekës, pavarësisht se shumë janë skeptik nëse ky numër përmban realisht ndjekëesa realë apo jo. Kur Instagram-i pati probleme, Enca ishte ndër të parat që reagoi. Dikush e pyeti gjithashtu se ç’po bënte pa Instagram, ndërkohë Enca nuk ja përton me përgjigjen: “Po jetoja e lumtur jetën time siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës sime përfundon në Instagram. Përtej të gjithave e dua shumë Instagramin, por s’kaloj më shumë se 30 min në ditë (max). ” , – shkroi ajo.