Pogba ka mbyllur marrëveshjen me Real Madridin dhe do të veshë fanellën e bardhë nga sezoni i ardhshëm. Francezit i përfundon kontrata me Man United këtë verë dhe pavarësisht dëshirës së klubit anglez për të zgjatur qëndrimin e tij nuk kanë arritur ta bëjnë atë të ndryshojë mendje.

Real Madridi nuk i ka marrëdhëniet e mira me agjentin e Mino Raiola, faktor për të cilin çdo përpjekje e Real Madridit për të transferuar gjithmonë është cunguar. Tani situate ka ndryshuar dhe vendimi i lojtarit tejkalon dëshirën e italianit.

Joan Laporta u përpoq disa javë më parë të priste operacionin e Real Madridit, duke përfituart nga miqësia me Raiolën, por refuzimi i francezit ishte i prerë.

Pogba është mjaft i lumtur që bashkë më Mbappe do të jetë e projektit fitues që klubi “galaktik” po përgatit.