Ylli francez, Paul Pogba është duke menduar seriozisht largimin nga Manchester United për t’u transferuar te Real Madridi.

Pogba ende nuk ka rinovuar me “Djajtë e Kuq” e me shumë gjasa në fund të sezonit ai do të mbetet lojtari i lirë, e Reali është gati të nënshkruaj me të duke i dhënë plot 16 milion euro në sezon.

Agjenti i mesfushorit, Raiola është duke punuar për të përfunduar marrëveshjen, me Pogba që dëshiron të jetë pjesë e “galaktikëve” ku do të luajë me bashkëkombasin e tij Benzema dhe me shumë mundësi, Kylian Mbappe.